Zyrtari i VV-së e konfirmon, VV në Kuvend do të ketë 32 deputetë

0
181

Anëtari i KQZ-së nga VV, Adnan Rrustemi, përmes një postimi në Facebook ka lënë të kuptohet se nga numërimi i votave të diasporës, Vetëvendosjes i shtohet edhe një deputet në këtë legjislaturë.

Ai në Facebook ka shkruar numrin 32 duke nënkuptuar se ky subjekt politik në këtë legjislaturë do të ketë 32 deputetë, kjo erdhi pas përfundimit të procesit të numërimit prej afro 1800 zarfeve me vota nga diaspora.

Në KQZ u numëruan 1992 vota, ndërsa e para doli Lëvizja Vetëvendosje me 1154.

Ai më pas ka postuar edhe një fotografi ku shihej bashkë me komisionerët e Lëvizjes duke iu gëzuar këtij rezultati.