20 vite nga rënia e heroit Xhemajl Fetahaj

Xhemajl Fetahaj ka lindur më 1963 në Raushiq të Pejës dhe ka rënë dëshmor më 31 maj 1999, në luftimet e zhvilluara në kufirin shqiptaro-shqiptar në Koshare.

Fetahaj ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe luftëtar i radhëve të UÇK-së, ai është shpallur hero i Kosovës.

Për nder të veprimtarisë së heroit Xhemajl Fetahaj, sot në Prishtinë mbahet akademi përkujtimore.