A është kjo dasma më madhështore e vitit 2019? (video)

Martesa është marrëdhënia që shpeshherë me të drejtë mund të përcaktohet me termin “beteja e çifteve”.

Dëshira për të pasur një martesë të bukur, të gjatë, domethënëse, një mbështetje që ke kërkuar vazhdimisht është te të gjithë ne.

Ndaj kemi nevojë për atë që fare mirë mund ta quajmë si “martesë të zgjuar”, një martesë që përveçse do të gjenim vetveten do të ngulmonte fare mirë për vazhdimësinë e po ashtu jetëgjatësinë e saj.

Të krijuarit e momenteve të bukura dhe plot ngjyra romantike është ajo që i duhet vërtet një martese të bukur e të zgjuar. Kjo duhet të ndodhë në mënyrë të veçantë edhe para ditëve të dasmës. Ndoshta koha nuk do t’ju premtonte por dashuria dhe afeksioni nuk duhet të harrohet. Pasioni dhe të qenurit romantik do të ishin rekomandimet më efikase për një martesë jetëgjatë. Një gjë është e sigurt. Romanca nuk e bën të bukur një martesë vetëm në formë, por i jep vitalitet sidomos përmbajtjes së saj.

Dashuria është e verbër, por martesa rikthen shikimin./Fokusi.info/