Abelard Tahiri shan me rob në seancë të Kuvendit (VIDEO)

Me përplasje mes opozitës dhe pushtetit është shquar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohej për përfshirjen e ambasadorit Martin Berishaj në skandalin e mundshëm financiar në Slloveni.

Gjatë diskutimeve, Vetëvendosje e përmendi raportin e Freedom House për Hashim Thaçin e Ramush Haradinajn, ku thuhet se kanë lidhje me krimin e organizuar dhe nivelin e lartë të korrupsionit, njofton Klan Kosova.

Kjo i bëri deputetët e PDK-së ta pengojnë ministren Albulena Haxhiu gjatë fjalimit, përmes trokitjeve në tavolina, metodë që e përdori edhe grupi parlamentar i VV-së ndaj deputetit Abelard Tahiri.

Ky i fundit u dëgjua edhe duke sharë, për çka më vonë kërkoi falje.