Menu Mbylle

Agim Bahtiri: Unë jam kandidat i VV-së për Mitrovicën, edhe Armend Muja e di këtë gjë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se ai do të jetë kandidat i për kryetar të kësaj komune edhe për mandatin e tretë, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

“Unë kam qenë çdo herë zëri i qytetarëve. Ata kanë kanë kërkuar që të jem sërish unë. Unë do të jem kandidat i mundshëm dhe mendoj se do të jem fitues me mbi 6o për qind”, tha Bahtiri.

Bahtiri ka thënë se e ka mbështetjen e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti për kandidaturën e tij.

“Nuk e besoj që ka dyshim në atë drejtim”, shtoi ai.

Ai ka folur edhe për raportet e tij me deputetin e kësaj partie, Armend Muja dhe zërat për një kandidim të tij të mundshëm.

“Kam raporte jashtëzakonisht të mira. Sigurisht mirë. Jo jo i kemi kry ato moti. Ai do të jetë deputet i Parlamentit të Kosovës. Ne kemi komunikim të rregullt dhe i kemi sqaruar këto gjëra”, tha Bahtiri.