Agim Veliu: Isa Mustafa është figura më e rëndësishme për president

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka theksuar se nuk duhet kushtëzime në raportet ndërmjet VV-së dhe partisë së tij.

Ai ka theksuar se duhet të definohet edhe posti i presidentit.

“Figura e Isa Mustafës është një nga figurat më të rëndësishme për postin e presidentit”, ka thënë Agim Veliu, raporton Gazeta Blic.

Veliu ka theksuar se Lutfi Haziri është një nga figurat më kredibile në LDK.

Veliu ka theksuar se në Gjilan LDK kishte pak rrëshqitje, por sipas tij, Lutfi Haziri prap do ta rikthej fitoren atje.

Ndryshe, gjatë ditës nënkryetari i LDK’së, në një intervistë për Gazetën Express ka folur për të gjitha zhvillimet e fundit në negociatat mes partisë së tij dhe Vetëvendosjes.