Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, katër persona të lënduar

Rreth orës 15:06 ka ndodhur një aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, udhëkryqi i fshatrave Smallush – Banulle, ku mbetën të lënduar katër persona.

Të përfshira në aksident kanë rezultuar të jenë dy automjete, ndërsa katër persona raportohet te kenë marrë lëndime trupore.

Rastin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës Daut Hoxha.

“Me datën 27/10/2019 rreth orës 15:06 është pranuar informata për një aksident trafiku me lëndime në rrugën magjistrale, Prishtinë-Ferizaj , udhëkryqi i fshatrave Smallushë – Banullë. Për pak minuta njësiti patrollues i policisë ka arritur në vendin e ngjarjes së bashku me autoambulancen. Të përfshira në aksident kanë rezultuar të jenë dy automjete, ndërsa katër persona raportohet te kenë marrë lëndime trupore”.

Rruga (magjistrale) është bllokuar përkohësisht për përfundim të procedurave të nevojshme për vendin e ngjarjes, përderisa pjesëmarrësit janë udhëzuar për të qarkulluar në rrugë alternative.