Aksident në Pejë, një i lënduar (foto)

Një vetaksident i rrezikshëm trafiku ka ndodhur pasdite në dalje të Pejës, gjegjësisht në fshatin Pavlan.

Dirton Rugova – zëdhënës i Policisë rajonale në Pejë, i ka konfirmuar Njeshit se nga vetaksidenti për pasojë është lënduar një person.

“Kemi të bëjmë me një vetaksident që ka ndodhur në fshatin Pavlan, që në polici është raportuar në ora 15:29 minuta. Si pasojë një person është lënduar dhe i njejti ka marrë tretman në Spitalin e Përgjthshëm rajonal të Pejës. Hetimet e shkaqeve të mundshme, po i vazhdon policia e trafikut.” – deklaroi Rugova.

Foto e Njeshit nga aksidenti