Aksident në Prekaz, lëndohen shtatë persona

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidentit i cili ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në fshatin “Prekaz i Epërm” në Skenderaj.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 17:30, në një rrugë lokale në fshatin “Prekaz i Epërm” të Skenderajt. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara shtatë persona kane kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.