Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, tre persona të lënduar

Ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale, Mitrovicë-Prishtinë rreth orës 08:00 të mëngjesit, ku janë përfshirë katër automjete.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmet ka njoftuar se për pasojë janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Policia është duke u marrë me rastin.

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në fshatin Milloshevë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë 4 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Njësiti i trafikut rajonal është duke marr me rast”, ka thënë Ahmeti.