Aksident në Skenderaj, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar nga një aksident që ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Ilaz Kodra”, në Skënderaj.

Të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor dhe pas marrjes së trajtimit janë liruar.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njofton raporti 24 orësh i policisë.