Aksident trafiku në Vushtrri, 7 të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes dy veturave në fshatin Druar të Vushtrrisë, ku  shtatë persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar të ketë ndodhur sot rreth orës 14:00, aksidenti ka ndodhur në fshatin Druar të Vushtrrisë.

Të përfshira në aksident dy vetura civile ku si pasoj lëndime kanë pësuar shtatë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë”, ka deklaruar Avni Zahiti, Zëdhënës i Policisë, Drejtoria Rajonale e Policisë, Mitrovicë.