Aksident tragjik: Humb jetën 16 vjeçari

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor që lidh Kamzën me Rinasit, ku një makinë tip “Benz” ka përplasur për vdekje një 16-vjeçar.

Policia e Shtetit ka arrestuar menjëherë drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve, shkruan balkanweb.

Njoftimi i policisë:

“Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi i shtetasit A. H.,25 vjeç, banues në Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën, me sens lëvizjeje nga Kamza për në rrugën e Rinasit, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen, çiklistin shtetasin e mitur O. Ç.,16 vjeç, banues në Domje. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”.