Akuzohet për vrasjen e ish-policit në Tiranë, momenti i arrestimit të Gjergj Cukalit (Video)

Një analizë ADN-je, disa gjurmë gishti dhe biseda telefonike të përgjuara nga policia dhe prokuroria e Tiranës, kanë mundur të zbardhin të dyshuarin kryesor të vrasjes së ish-policit Arben Bilali.

Sipas policisë së Tiranës ai është Gjergj Cukali, një emër mjaft i njohur për policinë kriminale, i cili ka shoqëri me Emiljano Shullazin, Arkimend Lushaj e persona të tjerë të botës së krimit

“Policia e Tiranës, pas një pune të mirëorgranizuar në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur në datën 30.01.2019, ku në rrugën “Isuf Banka”, në Tiranë, mbeti i vrarë 50-vjeçari A.B.

Bazuar mbi provat e grumbulluara Policia e Tiranës organizoi operacionin duke e finalizuar me vënien në pranga të autorit të dyshuar GJ.C. 40 vjeç”.