Ambasadori britanik e takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka takuar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizin

Ai ka thënë se kanë diskutuar lidhur me vendimet e fundit të kësaj gjykate, ndërsa tregoi se ia ka ofruar asaj mbështetjen e tij, për ta siguruar pavarësinë e kontrollit më të lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë.

“Sot takova Arta Ramën-Hajrizin, Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese. Ne diskutuam vendimet e fundit të gjykatës dhe unë ofrova mbështetjen time për të siguruar pavarësinë e Gjykatës dhe sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shkruar në një postim në TëitterAbbott.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e shpalli të paligjshëm mandatin e Etem Arifi dhe kësisoj, e vlerësoi si kundërkushtetuese formimin e Qeverisë, për zgjedhjen e së cilës vota e Arifit ishte determinuese.