Analisti politik: Tri qeveri kanë dhënë më shumë kontribut sesa qeveria Kurti2 në liberalizimin e vizave

Analisti politik Arton Demhasaj, qeveria Thaçi, qeveria Mustafa dhe qeveria Haradinaj kanë dhënë kontribut në procesin e liberalizimit të vizave, derisa shtoi se ndoshta më së paku kontribut ka dhënë qeveria Kurti2 në këtë proces.

Demhasaj këto komente i bëri në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, duke thënë se është krijuar një fjalor politik që të gjitha kontributet e qeverisjeve të mëhershme të hedhen poshtë dhe të thuhet se të gjitha meritat për procese të caktuara i ka qeveria aktuale, pavarësisht kush udhëheq me të.

‘Është fjalor politik që është instalu dhe jo që e bënë vetëm Vetëvendosja që është tash në pushtet, por që e kanë bërë edhe ato tjerat që kanë qenë dikur. Gjithmonë është bërë kjo që kontributi i qeverive tjera me u hedhë poshtë dhe me i marrë meritat partia që është në pushtet. Pra nëse merremi tash me

liberalizimin vizave, udhërrëfyesi është nënshkruar, është arrit, është dakorduar në kohën kur ka qenë qeveria Thaçi, pastaj është vazhduar me plotësimin e kritereve në kohën e qeverisë Mustafa dhe është përmbyllë si sukses në njëfarë forme kur Komisioni Evropian e ka përcaktu që Kosova i ka realizuar të gjitha kushtet e mandej është shndërruar në proces politik në kohën e qeverisë Haradinaj. Pra tri qeveri kanë dhënë kontribut ndoshta mund të them shumë në procesin e liberalizimit të vizave se sa që ka dhënë qeveria Kurti2 tash”, tha Demhasaj.

Sipas tij, kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, ngase nuk ka pas kushte të paplotësuara.

“Sepse kjo qeveri nuk ka bërë asgjë sepse nuk ka pas kushte të paplotësuara. Thjeshtka qenë proces, politikat çka i ka bërë kjo qeveri që tjerat se kanë pas mundësinë me bë, është çështja e dialogut. Pra ku kemi arrit një Marrëveshje të Brukselit, Aneksin e Ohrti, kur kanë filluar me u dukë që po fillon me u zbatu kjo marrëveshje, atëherë BE e ka parë që është pak më serioze kjo çështje dhe e ka marrë vendimin për liberalizimin e vizave. Por nuk mund të thotë qeveria Kurti tash se ne jemi më meritorët sepse e sollëm liberalizimin e vizave veç pse ndodhi në kohën kur këta janë duke qeverisë, duke e anashkalua komplet kontributin që e kanë dhënë qoftë qeveria Thaçi, apo qeveria Mustafa apo qeveria Haradinaj në plotësimin e kritereve që kanë qenë të përcaktuara nga ana e BE-së. Prandaj mendoj që është gabim me u munduar me personalizuar krejt”, tha Demhasaj.