Anglia publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës

Gareth Southgate ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme eliminatore për Euro 2020.

Gjatë këtij muaji, Tre Luanët do t’i zhvillojnë dy ndeshje kualifikuese për Euro 2020 në kuadër të Grupit A.

Anglezët me datë 14 nëntor e presin Malin e Zi, ndërsa tri ditë më vonë do të udhëtojnë në Prishtinë, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” luajnë me Kosovën.

Trajneri Southgate sot (e enjte) ka publikuar listën prej 27 futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje.

Edhe kësaj radhe ka befasi të mëdha ku mungojnë yje si Kyle Walker, Dele Alli dhe Jack Grealish.

Portierët: Pickford, Pope, Heaton;

Mbrojtësit: Alexander-Arnold, Tomori, Mings, Chilwell, Gomez, Trippier, Maguire, Rose, Stones;

Mesfushorët: Henderson, Ox-Chamberlain, Barkley, Delph, Winks, Rice, Hudson-Odoi, Mount, Maddisson;

Sulmuesit: Sterling, Sancho, Abraham, Rashford, Kane, Wilson;