Arben Ahmetaj emërohet ministër për Rindërtim

Kryeministri Edi Rama ka propozuar kreun e Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetajn, si ministër Shteti për Rindërtimin.

Kreu i qeverisë, me anë të një postimi në Twitter, ka njoftuar se programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave për të koordinuar institucionet vendase dhe ato ndërkombëtare pas tërmeti tragjik të 26 nëntorit.

“ Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program, të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”, shkroi kryeministri në rrjetin social.