Arben Gashi: “Pritet të ketë më shumë se një kandidat”

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi ka bërë të ditur se ekziston një pajtim midis shumicës së kryetarëve të degëve për ta përkrahur kandidaturën e Isa Mustafës për kryetar të LDK-së.

Në një lidhje direkte për Klan Kosova, ai ka thënë se në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, pritet të ketë më shumë se një kandidat.

“Besoj se gjithçka ka shkuar në rregull, ka pasur disa telashe fillestare, por besoj se sot i gjithë ky proces do të kulmojë në zgjedhjen e kryetarit të LDK-së. Ka pasur disa telashe nëpër disa degë dhe nëndegë”.

“Për momentit pritet që të ketë garë me më shumë se një kandidat – nëse nuk ka ndryshuar asgjë. Përderisa ata nuk kanë pranuar t’i publikojnë kandidimet e tyre, mendoj se nuk është në rregull unë t’i publikoj.

“Askush prej kandidatëve nuk e ka pasur shumicën absolute dhe tani ata do të ulen dhe të merren vesh për një kandidaturë. Asnjëri prej tyre nuk ka pasur mundësi që në mënyrë të njëanshme ta shpallë kandidaturën dhe ta fitojë atë”.

“Ka një pajtim mes shumicës së kryetarëve të degëve për ta përkrahur kandidaturën e kryetarit aktual, Isa Mustafës”.