Arrestohet një femër në Lipjan pasi kërcënoi ish të dashurin e saj

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Lipjan.

E njëjta pas një mosmarrëveshje e ka kanosur ish të dashurin e saj.

Rasti ka ndodhur pas mesnatës së 14 janarit.

Ajo është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjellë Klan Kosova.