Atalanta mposht Lazion, gola shënojnë Muriqi dhe Xhimshiti

Atalanta ka arritur që ta mposhtë Lazion në ndeshjen e Coppa Italia me rezultatin 3:2.

Në këtë takim gola kanë shënuar dy shqiptarët, Vedat Muriqi i përfaqësueses së Kosovës dhe Berat Xhimshiti i Kombëtares së Shqipërisë.

Xhimshiti ka realizuar në minutën e shtatë të takimit, kurse Vedat Muriqi, që ka shënuar golin e parë në fanellën e Lazios./Fokusi.info/