Djali me thikë ka vrarë babanë, detaje nga vrasja afër Qendrës Klinike

Këtë mbrëmje në afërsi të Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ka ndodhur një vrasje.

Sipas informacioneve, mosmarrëveshja familjare ndërmjet djalit dhe babait ka eskaluar, më pas djali me thikë e ka therur babanë e tij, raporton shenja.tv.

Babai ka arritur që të grumbulloj forcat dhe të afrohet deri tek Klinika për të kërkuar ndihmë por fatkeqësisht nuk ka arritur të merr ndihmën mjekësore. Ai ka derdhur gjak gjatë rrugës dhe në momentin kur epiket mjekësore kanë arritur, vetëm kanë mundur të konstatojnë se ai ka humbur jetën.

Lidhur me rastin tragjik pritet të ketë detaje shtesë.