Babai i Milot Rashicës do ta udhëheq Drejtorinë e Shëndetësisë në Vushtrri

Nexhmedin Rashica është emëruar drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Vushtrrisë.

Rashica tha se do të shërbejë me nder dhe përkushtim në këtë pozitë, shkruan Fokusi.info.

“Nderi, respekti dhe përkushtimi për ju do të jetë prioriteti im në çdo kohë!

Nexhmedin Rashica me profesion është stomatolog.

Përndryshe, ai është babai i futbollistit të njohur të Kosovës Milot Rashica.