Ndërroi jetë një punëtor i “Sharrcemit”, ra nga 40 metra lartësi, policia jep detaje

Një person ka vdekur në fabrikën e Sharrcemit në Han të Elezit pasi ka rënë nga 40 metra lartësi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka dhënë detajet e para për Periskopin.

“Rreth orësh 10:45 Policia është informuar se një punëtor që ka qenë duke punuar në fabrikën e cimentos në Han të Elezit, në rrethana të panjohura ka rënë nga një lartësi prej 40 metra brenda sillosit. Pas nxjerrjes së trupit nga sillosi, mjekët kanë konfirmuar se personi nuk ka shenja jete”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës Agim Gashi për Periskopin.

Ai ka thënë se punëtori i fabrikës Sharrcem ishte shtetas i Shqipërisë.