Vijnë reshjet e shumëpritura të dendura të shiut në tërë Kosovën!

Sot gjatë ditës do të fillojnë reshjet shiu në shumë pjesë të Republikës së Kosovës me përjashtim të lindjes së vendit, por edhe atje reshje do të arrijnë gjatë natës. Reshjet e shiut do të jenë shumë të mirëseardhura pas një periudhe shumë të gjatë thatësie sidomos në disa rajone të Kosovës.

Reshjet e shiut do të jenë intensive herë pas here në tërë territorin e Kosovës, por normalisht reshje më të fuqishme priten në rajonin e Dukagjinit ku mund të ketë edhe vërshime.

Reshjet e shiut do të fillojnë sot dhe do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe ditës së nesërme me intensitet kryesisht mesatar në Kosovë, ndërsa në intervale të caktuara do të ketë edhe reshje me intensitet të lartë. Këto reshje do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme për kulturat bujqësore dhe tokën e tharë nga thatësia e madhe. Reshjet e herëpashershme të shiut do të vazhdojnë edhe ditëve tjera.

Në Shqipëri priten po ashtu reshje por shumë më intensive se në Kosovë. Priten edhe rrebeshe të fuqishme dhe stuhi apo shtrëngata me vetëtima dhe bubullimë. Gjithsesi do të ketë edhe përmbytje në zona të caktuara për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme që priten në Shqipëri ditëve të ardhshme.