Bebe Rexha publikon këngën e re “Chain my heart”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka lansuar këngën e re “Chain my heart”.

Ajo në këtë projekt i ka bashkuar forcat me producentin dhe Dj gjerman Topic.

Rexha ka folur për përmbajtjen e këngës.

Ajo tha se “Chain My Heart” ka të bëjë me gjetjen e dikujt që vërtet të rrëmben zemrën dhe nuk dëshiron t’i lësh të shkojnë”.

“Kam pasur një kohë të shkëlqyeshme duke punuar së bashku me Topic, ai është shumë i talentuar dhe unë jam aq e ngazëllyer që të gjithë ta dëgjojnë këtë këngë”.

“Chain My Heart” vjen në prag të publikimit të albumit të dytë të Bebe Rexhës “Betters Mistakes” dhe bashkëpunimit të Topic me ATB dhe A7S – “Your Love (21:00)”.