Bejtullahu: Persona të maskuar në veri na gjuajtën me gurë dhe na kanë sharë

Sot gjatë ditës një ekip i gazetarëve është sulmuar nga persona të maskuar në veriun e Kosovës.

Ata janë gjuajtur me gurë derisa po bëheshin gati për të raportuar.

Kameramani Agon Bejtullahu ka folur rreth momentit të sulmit.

“Momenti kyç ishte kur kolegu Harisi u përgatit ta bënte një stand up, për zhvillimet në atë pjesë. Personat që na gjuan me gurë nuk u vërejtën. Deri atëherë nuk kemi pasur rrezikshmëri sikurse sot dhe filluam dhe i përgatitëm. Kamera nuk ishte duke xhiruar. Dhe po e shoh Harisin duke reaguar sepse une nuk e dëgjoja zhurmën. Harisi largohet dhe unë e shtypi REC-in që i themi ne. Unë fillova të ec mbrapa duke filmuar. Aty shihen persona të maskuar duke sharë, fyer, duke gjuajtur me gurë”, tha Bejtullahu në Klan Kosova.