Benzema e prezanton Topin e Artë para mijëra tifozëve

Karim Benzema e ka prezantuar Topin e Artë, para mijëra tifozëve në “Santiago Bernabeu”.

Topi i Artë iu dorëzua nga Zinedine Zidane dhe Luka Modriq, pak para fillimit të ndeshjes së Realit me Sevillan.

Benzema gjatë kësaj jave, e fitoi këtë çmim prestigjioz, që është më i rëndësishmi që i dhurohet një futbollisti, transmeton Klankosova.tv.

Për francezin, kjo është hera e parë në karrierë që e fiton këtë çmim.