Xavi spastrim në fazën e mbrojtjes

Barcelona po planifikon të spastrojë fazën defensive të skuadrës.

Barcelona ka bërë ndeshje të mira nën drejtimin e Xavi Hernandez, por në fazën defensive skuadra ka dështuar, duke mos ruajtur portën e paprekur.

Sipas raportimeve të fundit nga ‘Sport’, Barcelona po punon për të shitur dy mbrojtësit e skuadrës, përcjell lajmi.net.

Sergino Dest dhe Oscar Mingueza janë vënë në shitje dhe skuadra po kërkon skuadra për ta.

Barca e ka marrë me qetësi situatën dhe nuk do t’i shesin me çdo kusht, nëse nuk ka ofertë të duhur për ta.