Bilanci i tërmetit, 70 shtëpi të dëmtuara, Emergjencat Civile përgatisin çadrat

Lëkundjet sizmike të mëngjesit kanë krijuar jo pak panik tek banorët e Korçës. Mbetet në rritje, bilanci i shtëpive të dëmtuara nga këto lëkundje.

Të dhënat e fundit të prefekturës së qytetit juglindor, flasin për 60 shtëpi të dëmtuara, veçanërisht në Floq dhe Qafëzezë si dhe 10 të tjera në fshatin Vidohovë.

Referuar situatës së rënduar, Emergjencat Civile, tashmë kanë vënë në dispozicion të banorëve të Floqit, 40 çadra për familjet e mbetura pa çati, pasi shtëpitë e tyre janë të pajtueshme pas goditjeve te tërmetit.

Përveç dëmeve materiale, spitali rajonal konfirmon se katër të lënduar nga fshati Floq si pasojë e rënies së materialeve nga banesat kanë marrë menjëherë ndihmën e parë mjekësore dhe raportohen të jenë në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Lëkundjet e tërmetit vijojnë të ndihen edhe në Ersekë dhe Gjirokastër, por fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për persona të dëmtuar.