Blerim Latifi i reagon Albin Kurtit për “ezanin”: Po e përdor për qëllime politike

Filozofi Blerim Latifi ka reaguar ndaj gjestit të sotëm të kryeminiatrit në detyrë, Albin Kurti i cili e ndërpreu fjalimin e tij, teksa nisi “ezani”.

Latifi ka shkruar në Facebook se politikanët e përdorin ezanin për qëllime, siç bëri sot Kurti.

“Çdo herë që politikanët ndalojnë aktivitetet e tyre gjoja për respektuar thirrjen e ezanit, siç bëri Kurti sonte, më kujtohet thënia e filozofit romak Seneka: Religjionin njerëzit e thjeshtë e konsiderojnë të vërtetë, të diturit e konsiderojnë iluzion, ndërsa politikanët të përdorshëm”, ka shkruar ai.

Kurti gjatë kohës që ishte së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe po flisnin para gazetarëve, ndali fjalimin e tij për ta respektuar “ezanin”.

Ndryshe, Kurti tha se tash e tutje për masat e reja për koronavirusin, do t’i marrin ministria e Shëndetësisë, bashkë me komunat veç e veç.