Blerim Latifi tallet me zhvillimet në LDK: Në fund Isa Mustafa na befason me Avdullah Hotin kandidat për kryetar

Profesori universitar, Blerim Latifi ka komentuar kandidatët që kandidojnë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK’së) në zgjedhjet e 14 marsit.

Blerim Latifi me anë të një postimi në Facebook ka ironizuar duke thënë se përveç katër kandidatëve të cilët kanë shpallur zyrtarisht kandidaturën, Isa Mustafa në fund mund të befasojë duke e shpallur edhe Avdullah Hotin kandidat për kryetar.

“Katër kandidatë për kryetarin e ri të LDK- së deri me tash. Priten edhe të tjerë. Në fund na befason Isa Mustafa me “kandidatin konsensual, z.Avdullah Hoti”, në emër të “ruajtjes së unitetit të partisë”, tha Latifi.

Kujtojmë që të dielën me 14 mars, LDK mban Kuvendin Zgjedhor ku do të zgjidhet kryetari i partisë. Deri më tani kandidaturën për këtë postë e kanë zyrtarizuar, Lutfi Haziri, Anton Quni, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa.