Bora mbyll rrugën drejt Qendrës së Skijimit në Brezovicë

Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se për shkak të reshjeve të dendura të borës është mbyllur për qarkullim rruga drejt qendrës së skijimit në Brezovicë.

“Për shkak të rreshjeve të dendura të borës që e kanë mbuluar atë zonë, është vështirësuar qarkullimi i automjeteve dhe në ora 10:15 është mbyllur tërsisht për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit, deri në pastrimin e rrugës nga kompania për pastrimin e rrugëve”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas njoftimit policia e stacionit të Shtërpcës dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit është në Brezovicë dhe po orienton komunikacionin.

Po ashtu, policia bën me dije se nga zyrtarët e Qendrës së Skijimit të Brezovicës është njoftuar se sot nuk ka kushte për skijim.