Brenda dy ditësh, zhduken dy persona në Kosovë

Brenda dy ditëve është raportuar për dy persona të humbur në Kosovë.

Të mërkurën rreth orës 23:00, një burrë në Gjilan ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet se ku është, njofton Klan Kosova.

Ndërsa të enjten rreth orës 12:00, një grua në Shtime ka informuar Policinë se një burrë është larguar nga objekti dhe nuk është kthyer më.

Njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastet.