Çekiçi me gol në stilin e Ronaldos (video)

Endri Çekiçi spikati me një gol spektakolar në fitoren 1-2 të Olimpijas së Ljubjanës në fushën e Aluminij.

Sulmuesi pogradecar ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi në minutën e 14-të, duke zhbllokuar takimin.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e dyfishtë të Olimpijas (shënoi Bazjak), ndërsa në fraksionin e dytë Goli i Matjasic, që shkurtoi diferencën në 1-2 thjesht vlejti për të rritur emocionet në minutat e fundit, pasi nuk e ndryshoi fatin e takimit. Për Endri Çekiçin ky ishte goli i nëntë sezonal në kampionat.

Një tjetër futbollist kuqezi, Myrto Uzuni, shënoi mbrëmjen e kësaj të martë në sfidën e kampionatit kroat mes Lokomotivës së Zagrebit dhe Slaven Belupos, që u mbyll me fitoren e thellë të kryeqytetasve 3-0.

Uzuni realizoi golin e parë në minutën e 59-të, ndërsa më pas shënoi autogol Jeffren, për të ardhur më pas te goli i Budimir në kohën shtesë.