“Contour Globali” e fiton arbitrazhin 20 milionësh ndaj Kosovës, Haxhiu: Do ta kontestojmë vendimin

Qeveria e Kosovës e ka humbur arbitrazhin në rastin me kompaninë amerikane “Contour Global”.

Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se vendimi do të kontestohet.

“E kemi marrë vendimin, mirëpo do ta kontestojmë atë në Gjykatën e Londrës. Jemi në procedura të ankesave”, tha Haxhiu, njofton Klankosova.tv.

Pas humbjes së arbitrazhit, Kosova do të detyrohet t’ia paguaj “Contour Globalit” mbi 20 milionë euro.

Kontrata me “Contour Global” ishte nënshkruar gjatë vitit 2017 për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, për të cilin planifikohej të ishte investimi më i madh i huaj në vlerë 1.3 miliard euro.