Daçiq ende në ëndrra, shpreson në Kinën e Rusinë për të zhbërë pavarësinë e Kosovës

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka shpallur një nga objektivat e këtij viti luftën kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës. “Unë pres më shumë shtete që të tërheqin njohjes. Do të vazhdojmë veprimet diplomatike kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata dhe institucione ndërkombëtare”, ka thënë Daçiq.

Daçiq ka thënë se në vitin 2020 Serbia do të vazhdojë përpjekjet për ruajtjen e integritetit territorial dhe pavarësisë së saj dhe për gjetjen e një zgjidhje kompromisi sa i përket çështjes së Kosovës.

Përveç tjerash Daçiq ka thënë se do të vazhdojnë të forcojnë raportet jo vetëm me Rusinë dhe Kinën, por edhe me SHBA’në, Francën, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, siç ka potencuar diplomati serb për të ruajtur raportet “me miqtë tradicional nëpër botë”.