Dafina Zeqiri nuk ndalet, publikon projektin e ri dedikuar një teme të veçantë

Dafina Zeqiri i është nënshtruar një operacioni në gju para disa ditësh, mirëpo kjo nuk e ka ndalur që të sjellë projektin e saj më të ri muzikor.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, këngëtarja ka bërë të ditur se ka publikuar këngën e re.

Ky projekt muzikor mban titullin “Duro”, në të cilin këngëtarja flet për vështirësitë dhe problemet që dikush mund të kalojë dhe për ketë ajo jep mesazhin që duhet duruar për t’i kapërcyer sfidat e jetës. Siç bëhet e ditur, teksti i këngës është shkruar nga Elinel.

Kujtojmë se Dafina Zeqiri prej kohësh ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për shëndetin mendor në rrjete sociale. Këngëtarja ja ka dedikuar Instagramit postimeve në lidhje me shëndetin mendor, për të informuar sa më shumë ndjekësit e saj. Në lidhje me këtë fushatë ajo u mbështet edhe nga nëna e Rita Orës, Vera Ora. Kjo e fundit është vetë me profesion psikologe dhe e falënderoi publikisht Dafinën që po i kushton kaq shumë rëndësi problemeve me shëndetin mendor.

Ndërkohë së fundmi Dafina ka realizuar një lidhje live me një psikologe shqiptare, që e ushtron profesionin e saj në Suedi. Këngëtarja e shfrytëzoi këtë lidhje që fansat e saj të kishin mundësinë që të mësonin sa më shumë në lidhje me shëndetin mendor dhe të kuptonin nëse kanë ndonjë problem.