Deputetja e AAK-së: Qeveria e Kosovës ka rënë, qysh nesër duhet të caktohet data e zgjedhjeve

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka rënë, pasi pozita nuk po mundet me i mbledh as deputetët e saj.

Ajo në emisionin “DPT TE FIDANI” tha se qeveria e ka sjellë vendin në këtë gjendje pasi nuk marrin pjesë as në mbledhjet e Kuvendit. Po ashtu ajo tha se data e zgjedhjeve duhet të caktohet qysh nesër.

“Qeveria ka ra, sepse një Qeveri që nuk mundet me i mbledh as deputetët e vet ajo veçse ka ra. Qeveria e cila nuk merr pjesë as në Kuvend e ka sjellë vendin në këtë gjendje. Mendoj se qysh nesër duhet të caktohet data e zgjedhjeve, sepse ekziston një shpërfillje ndaj situatës, nuk ka interes as një ligj i thjeshtë me u votu për me i ndihmu qytetarët. Ministrat nuk i kemi për foto por me punu për interesa të qytetarëve”, deklaroi Kadaj-Bujupi.