Deputetja e Vetëvendosjes kërkon mbajtjen e zgjedhjeve në qershor

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të këmbëngulë për shkuarje në zgjedhje të reja, pavarësisht pritjeve për formimin e qeverisë së re LDK, AAK, Nisma dhe komunitetet.

Deputetja e kësaj partie, e cila doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit, Fitore Pacolli ka thënë përmes një postimi në Facebook, se i bashkohet kërkesës së qytetarëve për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në muajin qershor.

“Edhe unë po i bashkohem kërkesës së qytetarëve me çarçafë nëpër ballkone për zgjedhje në qershor. Zgjedhje sepse vullneti i qytetarëve për ndryshim nuk tjetërsohet. Vendos edhe ti një çarçaf, trego vullnetin tënd për zgjedhje të reja e jo vjedhje”, ka shkruar Pacolli.