Dështon mbledhja e Kryesisë, shkak mungesa e kuorumit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK -së Besnik Tahiri, tha se ka dështuar që të mbahet mbledhje e Kryesisë për shkak të mungesë së kuorumit.

Sipas tij, kjo është legjislatura më e dobët e Kuvendit. Ai më tej foli edhe për lirimin e tre policëve, ku tha se lirimi i tyre erdhi falë reagimit të ShBA-së e BE-së.

“Nuk mbajtëm mbledhje e Kryesisë se nuk patëm kuorum, u diskutua për një seancë, por nuk dihet se kur do të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit. Shpreh kënaqësinë time që policët janë kthyer në familjet e tyre. Kidnapimi i tyre ka qenë një akt i shëmtuar që ka pasur qëllim dëmtimin e Kosovës. Fal ShBA dhe vendeve të BE-së ky lirim ka ndodhur. Për në si AAK është brengosëse puna e Qeverisë ka një dështim në qeverisje, është duke e dobësuar Kosovën në çdo moment”.

“Jemi në fund të muajit qershor agjenda vazhdon që të jetë më e dobëta në Kosovë. Ka dështim në agjendën legjislative. Ajo që dua të them është se edhe viti 2023 është vit i humbur dhe i dështuar në çdo aspekt. Mëngjisi i situatës së veriut është totalisht i gabuar. Kryetari të vetmin aktivitet që e ka është shikim nga dritarja, ky nuk është faji i tij, por i Kurtit. Policët e Kosovës sot e 5 muaj nuk kanë marr shtesat e rrezikshmërisë”, tha ai.

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e radhë, e cila nuk u mbajt, do të duhej të merrte vendim për caktimin e seancës ku në rend dite janë një varg pikash nga seancat e pa përfunduara.

Në Kryesi do të shqyrtohet edhe kërkesa për interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti në lidhje me çështjen: ”Përgjegjësia e tij në raport me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, raporton EO.