Disa nga lagjet e Prishtinës që sot do të mbesin pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak të punimeve teknike, sot, nga ora 09:00 deri në orën 15:00 nuk do të ketë furnizim me ujë të pijshëm në disa lagje të kryeqytetit.

Lagjet që do të mbesin pa ujë të pijshëm janë “Qershia”, Swiss Village”, “Marigona 2 Veternik”, “Nic”, “Qëndresa” dhe “Zona Industriale Çagllavicë”.

Në njoftimin e kompanisë thuhet që arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike, konkretisht ndërrimi i segmentit të linjës AC DN 250 mm me linjë të re HDPE.

Sipas kompanisë, realizimi punimeve të tilla ndodh për një infrastrukturë ujore më funksionale dhe furnizim më të mirë me ujë të pijshëm.