Diskutohet për mundësinë e heqjes së kufizimeve për bizneset

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu është takuar sot me kreun e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin.

Veliu ka shkruar në Facebook se me Rukiqin kanë diskutuar për situatën e përgjithshme me pandeminë.

Ai ka folur edhe për heqjen e disa kufizimeve për bizneset.

“Jemi të vetëdijshëm që ky sektor është goditur më së shumti si pasojë e masave kufizuese, andaj shqyrtuam mundësinë e heqjes së disa kufizimeve për biznese. Po ashtu, biseduam edhe për format e angazhimit tonë të përbashkët për vetëdijesimin e bizneseve në zbatimin e masave mbrojtëse”, thuhet në njoftim