Dortmund – Barcelona ndahen në paqe (video)

Nuk ka fitues në ndeshjen mes Borussia Dortmund dhe Barcelonës.

Në ndeshjen ku pritej të kishte më shumë gola, faktikisht nuk u shënua asnjë.

As inkuadrimi i Leo Messit në minutën e 59’ nuk i ndihmoi Barcelonës të merrte pikë të plota.

Meritë për pikën e fituan të Barcës kishte edhe portieri Ter Stegen, i cili priti penalltinë e Marco Reus (57’).

Ndeshjet e ardhshme në grupin F janë ato mes Barcelona – Inter dhe Slavia Pragë – Dortmund.