Dua Lipa dhuron spektakël në natën e katërt të “Sanremos”

Dua Lipa ishte e ftuar speciale sonte në “Sanremo”.

Edhe në natën e katërt të festivalit “Sanremo”, një shqiptare shkeli këtë skenë, shkruan lajmi.net.

Pas prezantimit të mrekullueshëm të Alketa Vejsiut mbrëmjen e kaluar, Dua Lipa sonte (e premte) ishte e ftuar speciale.

Ajo ka dhuruar performancë mahnitëse në këtë skenë, teksa këndoi hitin “Don’t Start Now”.

E veshur në të zeza, Dua dhe balerinat shoqëruese ‘pushtuan’ skenën e “Sanremos” edhe kësaj radhe.

https://www.instagram.com/p/B8R_NHtDp5o/?utm_source=ig_embed