Dy kosovarë diplomojnë në Akademinë Amerikane të Rreshter Majorëve

Rreshter Major Rifadie R Ramadani dhe Rreshter Major Bedri Zuka kanë diplomuar sot në Akademinë Amerikane të Rreshter Majorëve në El Paso –Texsas.

Lajmin e ka bërë të ditur kolonel Ilir Qeriqi, shef i departamentit për Siguri dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Ai ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat sipas tij, vazhdimisht e kanë mbështetur Kosovën.

“Sot në Akademinë Amerikane të Rreshter Majorëve në El Paso -Texsas diplomuan Reshter Major Rifadie R Ramadani dhe Rreshter Major Bedri Zuka. Urime Bedri urime Rifadie, urime FSK! Faleminderit SHBA për mbështetjën e vazhdueshme . ???? -Army Strong”, shkroi Qeriqi në Facebook.