Vushtrri: Bashkëshorti plagos gruan e tij

Mbrëmë në Vushtrri, rreth orës 20:45, ka ndodhur një tentim vrasje.

Një person me probleme psikike ka plagosur gruan e tij me armë zjarri, transmeton Indeksonline.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari ende është në arrati.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dy gëzhoja. Rasti po vazhdon të hetohet.