Dy persona theren me thikë në Lipjan

Dy persona janë therur me thikë sot në një lokal në Lipjan.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se i therur me thikë ka mbetur një i mitur dhe një i rritur, ndërsa personi i dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës menjëherë i është përgjigjur thirrjes duke dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me rastin.

I dyshuari është në kërkim ndërsa motivet e këtij rasti ende janë të panjohura.