“E ka vra me kallash në sy të gruas e të fëmijëve”, dëshmitari i rastit rrëfen momentin kritik të vrasjes në Prizren

U raportua më parë për një rast të rëndë që ka ndodhur në Prizren ku një person 48-vjeçar ka mbetur pa shenja jete pasi dyshohet se u privua nga jeta nga një burrë rreth të 50-tave.

Për rastin e rëndë ka folur një dëshmitar i rastit, i cili ka zbuluar ekskluzivisht për Sinjalin se viktima u vra në sy të gruas e të fëmijëve.

“Njëri doli prej taureg-it, në sy të gruas e të fëmijës e vrajti njeriun, e la për toke. Nuk po dihet pse, veç atë burrin e njoh, punojke në ndërtim ai, i Malishevës. Në sy të gruas, në sy të fëmijës e ka gjujtë, me kallash. Edhe atë djalin e vetë, nëpër mure t’u ikë prej plumbit…”, tregoi njëri nga dëshmitarët e rastit për Sinjalin.

Burimet e Sinjali nga Prokuroria bëjnë të ditur se viktima është B.Morina.