E konfirmon edhe drejtori i Werderit: Rashica do të luajë në ndeshjen kundër Moldavisë

Milot Rashica ishte në dyshim që do të luante për Kosovën në ndeshjen kundër Moldavisë pasi që klubi gjerman nuk e lejonte të udhëtojë për në Kosovë.

Mirëpo Werder Bremen arriti marrëveshje me FFK-në dhe u pajtuan që futbollisti të udhëtojë për ndeshjen kundër Moldavisë.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann.

“Kemi arritur një kompromis me shoqatat e futbollit. Futbollistët do të udhëtojnë në ato vende ku nuk paraqesin rrezik për infektim. Kështu që ata nuk duhet të futen në karantinë më pas dhe do të jenë në dispozicion”, tha Baumann.